The Albanian Cinema Project
Connect with us
  • Home
    • Formal Statement
  • About
    • Albanian History
    • Our Team
  • Archives in Motion
    • FAQ >
      • AIM Workshops Program
      • AIM Expert Trainers
    • AIM Appeal
    • AIM Donors
    • Endorsements
  • News
    • Donate
  • Contact
Picture

Donacionet Janë Mbyllur  

Stafi i Projektit të Kinemasë Shqiptare po aplikon parreshtur për fondet e nevojshme për restaurimin e filmave si dhe për të përmbushur qëllimin tonë madhor: gjetja e një ndërtese të përshtatshme në Tiranë për vendosjen e koleksionit të Arkivit të Filmit, stafit, si dhe të një hapësire prezantimi e studimi.

Do të dëshironim që ju të jeni pjesë e projektit tonë dhe çdo kontribut juaji, sado i vogël qoftë na ndihmon. Mund të dhuroni sa do shumë apo pak që dëshironi, dhe çdo donacion do të jetë i përjashtuar nga taksat falë bashkëpunimit tonë me the San Francisco Media Archive.

PESË FILMA NË PESË VJET

Ka ardhur koha t’i tregojmë botës trashëgiminë filmike shqiptare

Ndërsa Shqipëria kapërcen në shekullin e 21-të, Arkivi i Filmit Shqiptar mbetet i zhytur në errësirë. Projekti i Kinemasë Shqiptare po punon pa orar për të sjellë në dritë historinë e pasur filmike të Shqipërisë. Qëllimi ynë përfundimtar është të ndërtojmë një godinë të re për arkivimin dhe shfaqjen e filmave në Tiranë, Shqipëri, si edhe të restaurojmë më shumë filma shqiptarë për prezantim dhe shpërndarje në botë. Për të arritur këtë, ne kemi bërë partneritet me laboratorë filmikë dhe festivale të filmit nëpër botë për të restauruar 5 filma shqiptarë në 5 vjet. Secili nga këta filma do të shfaqet fillimisht në festivale filmi dhe më pas për një publik më të gjerë.

RESTAURIMI I FILMAVE: Filmat me zë në formatin 35 mm lëvizin me 24 kuadro për sekondë. Kjo do të thotë se kushton pak më shumë se $2 për të restauruar një kuadër filmi dhe $50 për të restauruar një sekondë filmi.

RUAJTJA E PASURISË FILMIKE: Një dhurim më i përgjithshëm për Projektin e Kinemasë Shqiptare do të mbështeste punën për të pastruar të gjithë elementet e filmave dhe lëvizjen eventuale të tyre për tek një vendstrehim i ri, i paprekur nga myku.

NA NDIHMONI TË RUAJMË TRASHËGIMINË KOMBËTARE TË FILMIT SHQIPTAR

Picture
kliko këtu për të lexuar
Filmat po ruhen në ambjente me kushte jo të favorshme. Çatia është suvatuar disa herë, por ende pikon. Gjithashtu muret dhe dyshemeja kanë të çara dhe lagështi ku ka hyrë myku dhe myshku. Sporet e dëmshme të mykut janë përhapur nëpërmjet ajrit dhe kanë hyrë në shumë nga kutitë ku ruhen filmat duke shkaktuar rritjen e mykut edhe në shiritat negative origjinal të filmave dhe të atyre që përdoren për projeksion. Stafi i arkivit vazhdimisht pastron shiritat filmik për të minimizuar dëmet. Ata e vendosin veten në rrezik duke pastruar mykun e dëmshëm pa patur ventilimin e duhur.

Ndërtesa është problemi kryesor, ndaj jemi duke kërkuar një vendndodhje të re e afatgjatë, ku të ruhen filmat, fotografitë dhe pjesa tjetër e koleksionit, falë mbështetjes dhe partneritetit me Ministrinë e Kulturës dhe asaj të Mbrojtjes. Një donacion i përgjithshëm do të na sigurojë fondet e nevojshme për pastrimin e gjithë elementeve filmikë si dhe vendosjen e tyre në një ndërtesë të re pa myk. Ju lutemi të klikoni butonin e mësipërm nëse dëshironi të dhuroni një shumë të caktuar nëpërmjet PayPal.


NE PRANOJMË DONACIONE EDHE NËPËRMJET “MËNYRËS SË VJETËR"    

Picture
Ne të Projektit të Filmit Shqiptar gjithashtu pranojmë donacione në mbështjetje të punës sonë nëpërmjet “mënyrës së vjetër”. Për ata që nuk duan të paguajnë me sistemin elektronik, ju lutemi të plotësoni çekun në emër të “The Albanian Cinema Project” (Projekti i Kinemasë Shqiptare) dhe dërgojeni atë në adresën:

The Albanian Cinema Project
Of The San Francisco Media Archive
275 Capp Street
San Francisco, CA 94110, USA


Jeni të lutur të përfshini emrin dhe adresën tuaj. Kështu do të mund t’ju dërgojmë një faturë. Ju kujtojmë se donacionet nëpërmjet postës së zakonshme marrin më tepër kohë se PayPal.


About
News
Press
Contact Us
​Donate
Film Preservation 
Tomka Dhe Shokët e Tij
Nëntori i Dytë
Keko's Kids
Home (Albanian)
Mission (Albanian)
History (Albanian)
Donate (Albanian)